Marrëveshja e mirëkuptimit që nënshkroi Kosova dhe Kroacia e forcoi edhe më tepër miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Kroatët nuk e kanë harruar ndihmën shqiptare në kohën e luftës mes Kroacisë dhe Serbisë, thotë ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava për mediat në Kosovë.