Top Channel/ Serbi, Vuçeviç kryeministri i ri. Pasi i dorëzoi partinë, Vuçiç i beson edhe qeverinë e re
30/03/2024 22:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka propozuar Kuvendit kandidatin për kryeministër. Ai është Millosh Vuçeviç 50 vjeç dhe aktualisht mban postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, njëherësh është udhëheqës i Partisë Progresive Serbe. Vendimin e ndau vetë Vuçiç përmes një postimi në Instagram, ku thotë se Millosh Vuçeviç deri më tani ka kryer me përgjegjësi detyrat e ngarkuara duke treguar se ka dedikim dhe ekspertizën e nevojshme për të kryer funksionin e kryeministrit.Vuçeviç do të zëvendësojë kryetaren e mëparshme të qeverisë, Ana Brnabiç. Avokati 49-vjeçar është zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes që nga viti 2022. Në maj 2023, ai u zgjodh gjithashtu kryetar i SNS, duke zëvendësuar Vuçiçin në krye të partisë. Afati për formimin e Qeverisë së Serbisë është 90 ditë nga data e konstituimit të Kuvendit. Nëse parlamenti brenda kësaj periudhe nuk e zgjedh qeverinë ose nuk e zgjedh qeverinë e re brenda 30 ditëve nga dita e mbarimit të mandatit të qeverisë së mëparshme, presidenti është i detyruar të shpërndajë Kuvendin Kombëtar. Kjo mbledhje e Kuvendit të Serbisë është konstituar më 6 shkurt, me verifikimin e mandatit të deputetëve të rinj, kështu që 6 maji është afati i fundit për zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 17 dhjetorit 2023, SNS mori rreth 47% të votave.Aleanca liberale e opozitës ”Serbia kundër dhunës” (SPN) doli e dyta me rreth 23% të votave. Zgjedhjet u shoqëruan me akuza për mashtrim nga opozita, ndërkohë që edhe OSBE në raportin final po ashtu u tha se ka pasur presion ndaj punëtorëve të sektorit publik për të votuar për Qeverinë dhe keqpërdorim të burimeve publike në favor të pushtetit. Më 8 shkurt, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që kërkonte hetim ndërkombëtar për parregullsitë e raportuara për zgjedhjet e dhjetorit të mbajtura në Serbi Pamjet: AFP

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07