Mes dhjetëra mijëra tubuesve të mbledhur në protestën dhe bllokadën 15-orëshe të qendrës së Kragujevcit në Serbi pak ditë më parë, ishin edhe veteranë të Brigadës së 63-të të parashutistëve. Por këta ish pjesëtarë të ushtrisë serbe janë kontroversë, për shkak të rolit që kanë luajtur gjatë luftës së Kosovës.