Top Channel/Serbi arratiset nën hundën e policisë kosovare, “Non Grata” nga SHBA-Si u fikën kamerat?
04/02/2022 15:16

Inspektorati Policor i Kosovës kërkoi pezullimin e një kapiteni dhe dy efektivëve të policisë, të cilët ishin në detyrë në momentin kur i shumëkërkuari serb, Milan Radojçic u largua “përpara hundës së tyre” në pikën kufitare të Bërnjakut. Radojcic u arratis në momentin që po kryheshin procedurat për verifikimin e dokumenteve. Ai ka dhënë prapa makinës e ka ikur, ndërsa dokumentet i mbetën zyrtarëve policorë. “Personi i kërkuar dyshohet se lëvizi makinën mbrapsht e u kthye sërish në drejtim të Serbisë. Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj kanë filluar një procedurë hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet që do të cojnë drejt zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave të lidhura me këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë. Arratisja nuk është filmuar as nga kamerat e sigurisë së pikës kufitare, të cilat duket se nuk funksiononin. Radojcic u shpall në kërkim për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, liderit të Iniciativës qytetare “Liria, demokracia, drejtësia” (SDP), Oliver Ivanovic. Para disa javëve, SHBA e sanksionoi atë dhe disa zyrtarë të tjerë të Listës Serbe.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58