Disa fletushka që bëjnë thirrje për rezistencë dyshohet se u janë shpërndarë qytetarëve serbë gjatë dhe pas protestës së ditës së hënë në Mitrovicë të Veriut. Përgjegjës për këtë duket të jetë një organizatë e re “Mbrojtja kombëtare”, emri i së cilës figuron në këtë fletushkë që përmban udhëzime për rezistencë ndaj Policisë së Kosovës dhe se si duhet trajtuar zyrtarët e administratës.