Nën këngët nacionaliste, serbët e veriut të Kosovës u mblodhën në sheshin “Car Lazar” për të protestuar, derisa mbi urën e lumit Ibër ishin shtuar njësitet e KFOR-it për të mbikëqyrur situatën. Të mbuluar edhe me flamuj të Serbisë tregonin se për ta nuk ka shtet tjetër në Mitrovicë të Veriut. Para turmës e më kërkesë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, foli i pari i Listës Serbe, Goran Rakiq.