578 policët serbë të dorëhequr nga Drejtoria Rajonale e Mitrovicës së Veriut pritet të zëvendësohen me konkursin që mbyllet më 26 janar. Ky konkurs që ka kriter moshën deri në 30 vjeç për kandidatët e interesuar është hapur për komunitetet pakicë në vend. Policia e Kosovës nuk jep detaje mbi numrin e aplikantëve serbë, megjithatë mësohet se shifrat janë të ulëta, rreth 20.