Top Channel/ Serbët ngrenë barrikadë tjetër në veri?! Bllokohet një rrugë në Zubin Potok!
14/12/2022 22:22

Në kohën kur diplomacia perëndimore ka vënë në punë motorët me shpresën të frenojë përdhkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës, nga serbët atje vjen sfida e radhës. Mediat në Kosovë thonë se një barrikadë e re është vendosur në Zubin Potok. Ajo thuhet të jetë e përbërë nga dy kamionë dhe ka bllokuar një rrugë të kësaj zone. Banorët e Zubin Potokut, sipas shtypit vendas, pretendojnë se barrikada është vendosur për të rritur sigurinë e qytetarëve që thonë se ndihen të frikësuar nga Policia e Kosovës, e cila vetë në fakt, nuk ka shkaktuar asnjë incident. Në dy fshatra të komunës janë vendosur më herët edhe dy barrikada të tjera. Kryeministri Albin Kurti është shprehur se pret që të ndërhyjë KFOR-t për zhbllokimin e rrugëve, që zgjat prej disa ditësh tashmë. “Tani nuk është në tryezë as çështja e targave të paligjshme, as çështja e zgjedhjeve për kryebashkiakë në katër komunat veri të Kosovës, prandaj duket se kanë mbetur pa pretekste, ndaj janë të gatshëm që të shpikin gjithçka vetëm e vetëm që të zbatojnë planin e tyre për bllokim të veriut, është shprehur më herët ai, duke shtuar se “nuk duam konflikt, duam paqe dhe progress, por agresionit do t'i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi”. I dërguari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd tha gjatë takimit të fundit me Kurtin se do të preferonte që barrikadat në veri të mos hiqeshin me buldozerë.

Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11
Top Channel/ Keqtrajtimi i pesë vjeçarit: Paralajmërohet revokim licencash për punonjësit sociale!
19/03 15:07
Top News – Stërvitjet serbe në kufi me Kosovën, Albin Kurti – Provokim, ndërkombëtarët të veprojnë!
19/03 14:51
Top News- Kosovën e mban diaspora / Remitanca rekord, në 2025 dërguan 1.4 mld euro
19/03 14:43
Top News – Kriza politike penalizoi Kosovën. Raporti i Freedom House-Progresi i lirive u paralizua
19/03 10:29
DIGITALB DIGITALB