Në orën 02;34 të mëngjesit të së dielës Policia e Kosovës ka ndërhyrë për të lrguar dy kamionë që e kishin bllokuar rrugën për në fshatin Banjskë të komunës së Zvecanit. Me të arritur në vendin e ngjarjes policia është përballur me një sulm nga një grup i personave të armatosur dhe maskuar. Policia njofton se ata janë sulmuar me një arsenal armësh, granata dore e zolla. Nga kjo mbet një polic i vrarë dhe një i plagosur. Policia e Kosovës gjatë gjithë ditës ka shkëmbyer zjarr me një grup kriminal që ishte zhvendosur brenda manastirit të Banjskës.