Edhe këtë vit, serbët shënuan festën religjioze të "Vidovdanit". Pas liturgjisë në Manastirin e Graqanicës, qindra serbë u drejtuan për tek monumenti në Gazimestan të Obiliqit. Kjo festë është shënuar në vazhdimësi me incidente ndër etnike, për çka edhe këtë 28 qershor, Policia e Kosovës ishte vendosur në hapësirat përreth monumentit. Në hyrje, kontrolloheshin të gjithë pjesëmarrësit për simbole nacionaliste. Ata që mbanin veshur bluza me simbole të tilla u ndalohej hyrja. Po ashtu, policia e Kosovës, nuk lejoi as flamujt që mbanin mbishkrime me thirrje nacionaliste. Thirrjet e tilla e po ashtu edhe politike erdhën edhe nga kleriku fetar që mbajti fjalim para masës.