Ministrat e Republikës Sërpska bojkotuan mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Sarajevë. Numri dy i Këshillit, Stasha Kosharac se vendimi u mor pas konsultimesh të zgjatura në kabinetin e tij. Kurti pritet të mbërrijë në Sarajevë mbrëmjen e sotme, për të marrë pjesë në një sesion të organizuar nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.