Në Bruksel negociatorët e Kosovës dhe Serbisë arritën marrëveshje për energjinë elektrike në katër komunat veriore të vendit. Me udhëzimin për zbatim të marrëveshjeve të mëhershme, do të bëhet inkasimi I faturave në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zvecan dhe Leposavic. E qytetarët e këtyre komunave që nuk kanë paguar asnjë faturë që nga paslufta janë të gatshëm të fillojnë me pagesat.