Nisur nga ora 18:00 e mbrëmjes së të premtes, qytetarët serbë, bllokuan rrugët që të çojnë nga Serbia në Kosovë. Në Rudicë të Serbisë tre serbë bllokuan rrugën për në pikën kufitare të Jarinjës e në dorë mbanin pankarta me kërkesat e tyre, që kryesorja ishte largimi i Policisë së Kosovës nga veriu i vendit. Serbët në shenjë proteste nuk lanë të kalonin qytetarët që kishin dokumente e vetura me targa të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.