Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat e Kosovës që të anëtarësohet në NATO dhe Bashkim Evropian, thanë senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Chris Murphy, pas takimeve në Prishtinë me presidenten dhe kryeministrin e Kosovës. Në delegacionin e senatorëve amerikanë, që vizituan Kosovën pas një ndalese më parë në Serbi e Bosnje Hercegovinë, ishte edhe Thom Tillis. Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, senatorja Jeanne Shaheen tha se me këtë vizitë po tregohet mbështetja dypartiake e Senatit amerikan.