Sëmundja e Rrapit rrezikoi jetën e banorëve të fshatit Tragjas pak ditë më parë. Ata tregojnë sesi pema shekullore u rrëzua me zhurmë mbi çatinë e tyre. Emiljano Daupaj, pronari i ndërtesës që shërben edhe si shtëpi por edhe lokal shprehet se fatmirësisht ka vetëm dëme materiale por rrapi duhej prerë me kohë. Specialisti i Zonave të Mbrojtura Nexhip Hysolakoj: Kjo sëmundje rrezikon drunjtë në disa zona të jugut të vendit. Specialisti kërkon ndërhyrje për të shmangur ndonjë tragjedi së cilës fatmirësisht i shpëtuan banorët dhe klientë e lokalit në Tragjas.