E njohur prej bitumit, Selenica nga qytet minatorësh sot është kthyer në një vend për të moshuar. Busti i minatorit në këtë kryqëzim rruge në hyrje të qytetit tregon të shkuarën, ndërsa rrugët, shkollat e bizneset e braktisura, të tashmen. “Emigrimet kanë filluar që prej viteve 90 e në vijim dhe sidomos 3/4 vitet e fundit ikjet kanë qenë massive”, tha banori.