Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar operacionin e nisur gjatë fundjavës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të zënies së hapësirave publike me vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në mënyrë të paligjshme. Si rezultat i fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, janë evidentuar 3 raste të kësaj paligjshmërie, 1 rast në Borsh dhe 2 raste në vendin e quajtur Maraç”, Himarë.