Një tjetër kallashnikov është sekuestruar në Manzë të Durrësit. Poseduesi, 54-vjeçari Sulejman Musta, e kishte fshehur armën e zjarrit së bashku me municionin në banesën e tij, është vënë në pranga. Rreth 2 javë më parë, në Manzë, Policia sekuestroi një arsenal armësh dhe municioni, si dhe arrestoi poseduesin e tij.