Top Channel/Sekuestrohet 260 kg kanabis në Vlorë/Katër të arrestuar,përdornin kamper për transportim
13/03/2023 19:23

260 kg kanabis është sekuestruar në Vlorë këtë të hënë. DVP Vlorë/Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muçaj, në konferencë për shtyp, për goditjen e tentativave për trafikimin e lëndëve narkotike. Finalizohet megaoperacioni policor antidrogë i koduar “CAMPER”. Arrestohen 4 shtetas. Sekuestrohen 260 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 automjetet kamper që ishin përshtatur për transportimin e lëndës narkotike. Përshëndetje, Jam sot këtu, me zëvendësdrejtorin për hetimin e krimeve, të qarkut, dhe shefin e seksionit të narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “CAMPER”. Në vijim të operacioneve policore për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat hetimore dhe Forca Operacionale e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si dhe shërbimet e Komisariateve të Policisë Sarandë dhe Himarë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, bazuar në inteligjencën policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “CAMPER”. Në kuadër të këtij operacioni, sot, në orët e para të mëngjesit, u bë e mundur kapja dhe prangosja e 4 shtetasve rumunë që transportonin një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit “Camper”, me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej. Konkretisht u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. C., 20 vjeç, M. C., 20 vjeçe, F. T., 24 vjeç dhe A. P., 21 vjeçe, të katërt me shtetësi rumune. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale, por për arsye hetimi të dhënat e tyre nuk bëhen publike. Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificialisht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike. Vendet e fshehta të përshtatura u zbuluan në të dy CAMPERAT e sekuestruar. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, tashmë të shpallur në kërkim, kamufloheshin si turistë, duke marre me qera campera luksozë, dhe të ndarë në dy çifte kryenin trafikimin e lëndës narkotike nga vendi ynë për në Greqi dhe më tej. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të bashkautorëve të tjerë shqiptarë tashmë të shpallur në kërkim nga Policia. Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Vlen të theksohet se strukturat e DVP Vlorë, muajt e fundit, janë angazhuar maksimalisht, falë dhe bashkëpunimit dhe besimit të qyetarëve, për të parandaluar ngjarjet kriminale, për goditjen e kultivimit në ambiente të mbyllura dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri. Sigurojmë qytetaret se Policia e Shtetit është në shërbim të tyre dhe shumë e vendosur për të luftuar bashkërisht, me partnerët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjshme.

Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58