Top Channel/ Sekuestrohet 2.6 miliardë euro kokainë në Gjermani! Ishte e fshehur në fruta dhe perime
18/06/2024 19:41

Kokainë me vlerë 2.6 miliardë euro është sekuestruar në Gjermani në disa anije me kontejnerë, ndërsa kanë rënë në pranga 7 persona. Prokurorët në qytetin perëndimor të Dyseldorfit thanë të hënën se ata konfiskuan 35.5 ton kokainë vitin e kaluar pas një njoftimi nga autoritetet kolumbiane. Ata gjetën 25 ton kokainë në portin në qytetin verior të Hamburgut, 8 ton të tjerë në portin holandez të Roterdamit dhe pothuajse 3 ton në Kolumbi. Droga ishte e fshehur mes perimeve dhe frutave. Sekuestrimet e drogës nuk ishin njoftuar më parë. Duke punuar me Europolin, autoritetet gjermane identifikuan tetë të dyshuar kryesorë: dy gjermanë, dy turq dhe të tjerë nga Azerbajxhani, Bullgaria, Maroku dhe Ukraina. Të dyshuarit, të moshës ndërmjet 30 dhe 54 vjeç, u arrestuan javët e fundit dhe besohet se kanë qenë pjesë e trafikut të drogës. Identiteti i tyre nuk u bë publik në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë. Policia sekuestroi disa telefona celularë dhe laptopë, si dhe shufra ari, 23,300 euro para në dorë dhe një makinë Porsche me vlerë rreth 250,000 euro. “Konkretisht, të dyshuarit akuzohen për organizimin e transportit të 10 kontejnerëve me sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Evropës në periudhën nga prilli deri në shtator 2023 me bashkëpunëtorë të tjerë ende të panjohur që dyshohet se banonin në Turqi nëpërmjet kompanive frontale të ngritura për këtë qëllim”, thuhet në një deklaratë me shkrim të prokurorëve sipas The Guardian.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58