Me kërkesë të SPAK gjykata e posaçme vendosi sekuestro ndaj 39 hektarëve tokë, që gjendet në zonën Pulaj në Velipojë, pronësia e të cilave dyshohet se u tjetërsua përmes falsifikimeve nga i dyshuari Pëllumb Gjoka, arrestuar prej korrikut së bashku me 14 të tjerë midis tyre një prokuror dhe dy zyrtarë policie.