Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e shtetases I. Hasani, të dyshuara se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, pasi në llogarinë e saj u transferuan 180 mijë euro cash, brenda dy viteve. Ajo është motra e shqiptarit të dënuar në Angli, Oltion Hasani, nga i cili Prokuroria thotë se pasuritë e paluajtshme janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përfshirë. Ai është arrestuar në Angli për veprën penale shkelje ligjit për narkotikët.