Një 44-vjeçar nga Kina u procedua penalisht pasi tentoi të fuste në vendin tonë një sasi të madhe dollarësh. Ai u kap në pikën kufitare të Rinasit, ku gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhet e tij, agjentët zbuluan të fshehura 28 900 dollarë. Shuma monetare, sipas policisë, nuk ishin deklaruar konform ligjit e për këtë arsye I sekuestrua. Ndërkohë 44-vjeçari kinez u vendos nën hetim për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.