Çmimet e larta në tregun shqiptar të karburanteve kanë aktivizuar sërish këtë fillimviti kontrabandën e naftës përmes anijeve të peshkimit. Një anije peshkimi me afro 50 mijë litra naftë të padeklaruar është sekuestruar mëngjesin e së premtes në portin detar të Durrësit. Autoritetet kanë bllokuar anijen “Geni” e cila u mbajt nën vëzhgim pas daljes për gjueti në det të hapur.