Pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e mbi 3 milionë pasurive të Oltian Bistrit, ish-shef i Operacionales dhe familjarëve të tij. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr. 9, të vitit 2023, ka regjistruar procedimin pasuror nr. 6, të vitit 2024, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij.