Rreth 28 mijë euro u sekuestruan në pikën kufitare të Muriqanit nga policia, ndërsa u procedua penalisht një 50-vjeçar nga Kosova. Aksioni u zhvillua në hyrje të pikës kufitare, ku policia kaloi për kontroll të detajuar një automjet me targa të Kosvës, me të cilin po lëvizte 50-vjeçari dhe i djali i tij.