Dy ton naftë kontrabandë është sekuestruar, ndërsa është vënë në pranga 47-vjeçari që e mbante në depozitën e banesës në Kashar. Policia mori informacion në rrugë operative se një person tregtonte naftë të kontrabanduar, në banesën e tij, në Kashar dhe më pas organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel 3”. 47-vjeçari A.H. e mbante naftën e kontrabanduar për ta shitur.