Kryeministri Edi Rama ka zbardhur bisedën e zhvilluar me një zyrtar, i fundit ky që i kishte dërguar mesazhin se sekretares Hilary Clinton i duhet ndihma e tij, për strehimin e qytetarëve afganë. Rama tha se si fillim ishte habitur nga kjo ndihmë që i ishte kërkuar, por nuk e kishte vënë në dyshim dhe ishte vënë në lëvizje.