Seanca plenare pritet të nisë në orën 10:00 këtë të enjte, ndërsa Sali Berisha dhe 7 deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të kaosit të shkaktuar në seancat e shkuara. Ata kanë tentuar të hyjnë në Parlament, por janë ndaluar nga Garda. Gjashtë deputetët e përjashtuar së fundmi kërkuan anulim të vendimit të Komisionit të Etikës, por kjo u rrëzua nga Byroja e Kuvendit.