Pas një seance maratonë 12-orësh, Kuvendi ka miratuar projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave me 76 vota pro. Projektligji për portet turistike u miratua me 76 vota pro. Mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës ngritjen e komisionit hetimor për ARRSH me 76 vota kundër. Po ashtu, u rrëzua me 76 vota kundër dhe 28 vota pro kërkesa për komisionin hetimor parlamentar për AKSHI.