Top Channel/ Seanca për eliminimin e Liridonës! Bashkëshorti i dyshuar për krimin: I pafajshëm!
04/06/2025 20:05

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit së vrasjes së Liridona Ademajt, 30-vjeçares së vrarë në nëntor të vitit 2023. Në seancë janë të pranishëm tre të akuzuarit – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtim Kokalla – familjarët e viktimës dhe avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla. Sërish, Murseli është deklaruar i pafajshëm dhe Plava s’ka pranuar të deklarohet për fajësinë duke thënë se dëshirohet të mbrohet në heshtje. Këtë herë, Kokalla – që në seancën fillestare, të mbajtur më 31 janar, kishte thënë se s’do të deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen – u deklarua i pafajshëm. Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviç, tha se Prokuroria posedon numër të madh të provave për akuzat e ngritura, si dhe deklaratat e të akuzuarve të dhëna për Policinë e Kosovës. “Gjatë krahasimit të deklaratave dhe provave të mbledhura, Prokuroria është bindur dhe po tentojmë ta bindim trupin gjykues dhe publikun se të akuzuarit kanë kryer veprën penale”, tha Përlinçeviç. Seanca për nisjen e shqyrtimit gjyqësor të këtij rasti ishte caktuar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë kishte konfirmuar më 26 mars aktakuzën për vrasjen e Liridona Ademajt. Në aktakuzën e ngritur më 15 janar, ata akuzohen për vrasjen e 30-vjeçares së vrarë më 29 nëntor të vitit 2023, në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Gjatë seancës fillestare, fajtor ishte deklaruar i përfshiri i katërt në aktakuzën për vrasjen e Ademajt, Tom Dodaj. Ai ishte përfshirë në aktakuzë, pasi ia ka shitur armën Murselit, me të cilën ishte kryer vrasja e Liridona Ademajt. Dodaj u dënua me pesë vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Në seancën fillestare, gjyqtarja e rastit, Fatime Dermaku, kishte thënë se, nëse gjenden fajtorë, Murseli, Plava dhe Kokalla mund të dënohen nga 10 vjet e deri me burgim të përjetshëm. Si ishte kryer vrasja? Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviç, tha se Murseli kishte bërë plan për ta vrarë Liridonën nga mllefi dhe në shenjë hakmarrjeje, pasi çifti kishte pasur “raporte të çrregulluara familjare dhe martesore”. Prokuroria tha se më 25 qershor 2022, është paguar polica e sigurimit jetësor për Liridonën në vlerë prej 3.000.000 krunash suedeze (261,031 euro) me qëllim që pas vdekjes së saj, Murseli ta përfitonte këtë sigurim. Prokuroria tha se Murseli ia ka shpalosur planin e tij të akuzuarit Kokalla, për vrasjen e bashkëshortes dhe ka kërkuar nga ai që të gjejë mënyra për ta realizuar atë. Ai, sipas Prokurorisë, nuk kishte pranuar të kryente vrasjen, dhe e kishte njoftuar Murselin me Granit Plavën. Prokuroria tha se të tre më pas janë pajtuar që Plava ta vriste Liridonën dhe Murseli do ta kompensonte atë me 30.000 euro. Ndërkaq, në këtë rast Dodaj thuhet se u përfshi pasi në ditën e vrasjes. Sipas aktakuzës, Murseli kishte blerë nga ai një pistoletë, e firmës Zastava dhe 20 fishekë, në vlerë prej 280 eurosh. Me këtë armë, tha Prokuroria, ishte vrarë Liridona Ademaj. “….Naimi, në mënyrë dinake, me dorën e tij të djathtë e ka mbajtur Liridonën për krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, pas çka, Naimi me fëmijët kanë dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Prokuroria. Reagimet në publik pas vrasjes së Liridona Ademajt Vrasja e Liridona Ademajt kishte shkaktuar zemërim në publik edhe për faktin që bashkëshorti i saj kishte qenë pjesë e ceremonisë së varrimit. Familja e Liridonës kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të saj, në mënyrë që ajo të varrosej vranë varrezave të prindërve të saj, ndërkaq aktivistët për të drejtat e grave kanë kërkuar që Liridona të mos identifikohej më me mbiemrin e bashkëshortit, por me atë të familjes së saj, Ademaj. Sipas të dhënave, që nga viti 2010 e deri më tani, në Kosovë janë vrarë afër 60 gra. Në të shumtën e rasteve, dorasit kanë qenë bashkëshortët. Sipas organizatave që merren me të drejtat e grave, mesazhe “trimëruese” dorasëve është duke u dërguar sistemi i drejtësisë në Kosovë me, siç thuhet, “dënimet e lehta”./REL

Top News – Kosovë, veteranët po diskriminohen / Nuk përfitojnë nga shteti pensionin e posaçëm
15/02 13:40
Top News – Arrestohen katër serbë në Kosovë / Kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin, dy raste
15/02 13:11
Top News – Alarm për përmbytje në Kosovë / Fryhen lumenjtë, reshje të dendura gjatë natës
15/02 13:07
Top Channel/ Prishtinë, 99 nxënës në polici/ Bilanci 2025, shumica për fyerje, kërcënime dhe armë
15/02 12:10
Top Channel/ Kurti 3 kërkesa SHBA për Serbinë: Të dorëzojë Radoiçiç
14/02 22:26
Top News – Kurti në Konferencën e Mynihut. ‘Serbia, kërcënimi kryesor i sigurisë së Kosovës’
14/02 14:38
Top News – Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK. BDI rezolutë në Kuvend, por ka pengesë Mickoskin
14/02 12:52
Top News – Sekuestrohen 50 kg ar. Kosovë, policia operacion te argjendaritë e Pejës
14/02 12:12
Top Channel/ Gjykimi në Hagë, dita e pestë! Mbrojtja e Selimit kërkon pafajësi
13/02 15:15
Top News – Haga si ‘Procesi’ i Franc Kafkës. Prokuroria flet për armë…në luftë, gjyqtarin e zë gjumi
13/02 15:07
Top News- Kosova rezolutë për ish-krerët e UÇK/ Kuvendi kërkon gjykim të drejtë në Hagë
12/02 22:30
Top Channel/ 90 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për procesin gjyqësor në Hagë
12/02 20:54
Top Channel/ “Mbyllni Gjykatën Speciale”, ish-presidenti thirrje Kosovës:Akuza ndaj UÇK një paçavure
12/02 20:52
Top Channel/ “Dëshmitarët gënjyen nën betim”! Avokatët e Veselit dhe Selimit: Po injoroni masakrën serbe
12/02 19:41
Top Channel/ Rezolutë edhe në Kosovë, në mbështetje të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit
12/02 19:39
Top News – Letër Hagës dhe partnerëve. Kuvendi voton deklaratën për udhëheqësit e UÇK
12/02 16:35
Top Channel/ Kurti nis punën me buxhetin, sfida e re është zgjedhja e Presidentit
12/02 15:16
Top News- Kurti gati për negociata për Presidencën/ Osmani nuk shkon në Konferencën e Mynihut
12/02 12:56
Top Channel/ Qeveria “Kurti 3” nis punën, mbledhja e parë me buxhetin për vitin 2026
12/02 12:32
Top Channel/ Kosovë, BE përshëndet krijimin e institucioneve: Inkurajues pas një viti bllokimi!
12/02 10:59
DIGITALB DIGITALB