Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj tha se seanca për shqyrtimin e masës u shty pasi është kërkuar sërish përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka. I bindur që kërkesa e tyre do të rrëzohet sërish, avokati i Berishës tha se Gjykata nuk mund të japë vendim derisa të shqyrtohet kërkesa për gjyqtaren.