Në një prej seancave parlamentare me debatin më të ashpër politik prej zgjedhjeve të 2019, gjatë diskutimit të buxhetit për vitin 2022, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se qeveria e tij do të ofrojë lehtësim të mëtejshëm financiar për familjet, bizneset dhe fermerët, për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe gazit natyror. Kyriakos Mitsotakis kryeministër i Greqise: Dua të deklaroj sot 3 masa të reja shtesë për bizneset dhe konsumatorët. 1. Rritje shtesë e ndihmës shtetërore për tarifat e energjisë elektrike për muajin dhjetor. 2. Rritja e ofertës për blerjen e gazit natyror me 40% për këtë muaj.3. Mbulimi i pjesës më të madhe të kostove mbi tarifat e energjisë tek fermerët nga gushti deri në dhjetor.