Deputeti demokrat, Arjan Ndoji, ka dalë kundër kolegëve të tij që u përplasën me Niko Peleshin, teksa më pas mori edhe vlerësimet e kryetarit të Kuvendit. Ai tha se nuk do të jetë nga ata deputetë që do t’i bjerë tavolinës, si kolegët e tij të opozitës dhe kërkoi nga Balla e Peleshi që një pjesë e grupit të mos etiketohet negativisht.