Shqipëria renditet e fundit në Europë për studimet shkencore. Të paktën në këtë konkluzion ka dalë një studim i prestigjiozes Science që mat artikujt e botuar në të gjitha vendet e Europës në fusha si fizika, biologjia, kimia, matematika, mjekësisa, bioteknologjia, inxhinieria dhe shkencave të tokës e hapësirës. Parametër për ta dalë në këtë konkluzion studimi ka marrë numrin e botimeve shkencore të publikuara nga vendet e Europës, përfshi këtu edhe Shqipërinë.