Edhe gjatë vizitës në Ukrainë, kreu i ekzekutivit gjerman Olaf Scholz, i porsakthyer nga një tur në Ballkanin Perëndimor, ia kujtoi rajonin presidentit francez, Emmanuel Macron. Duket se Gjermania, Franca e Italia janë të gatshme që t’ia japë statusin e vendit kandidat Ukrainës me një vendim që mund të merret me 23 qershor kur të mblidhen krerët e bllokut europiane.