Top Channel/ Scholz kundër zgjedhjeve të parakohshme, hedh poshtë çështjen e votëbesimit
09/09/2024 16:21

Kancelari OlafScholz nuk do të përballet me votëbesimin në Bundestag (parlament) e kësisoj as nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme. Qeveria ka shumicën për të kryer detyrat, që ka përpara, tha politikani socialdemokrat për ZDF-në. “Opozita çdo dy tri javë e thotë këtë fjalë”, tha Scholz. Kancelari mendon, se krijimi i qeverisë në Gjermani edhe për disa kohë do të vazhdojë të mbetet i vështirë. “Nëse më lejohet të ndaj me ju se ku më dhemb: Druaj se çfarëdo që të ndodhë në vitet e ardhshme, edhe për shumë shumë vite në Gjermani do të kemi konstelacione, në të cilat do të jetë mjaft e ndërlikuar të krijohet qeveria. “Këtë do ta shohim në federatë si edhe në lande”. Si rrjedhojë, thekson kancelari, “do të varet, se si ne do të arrijmë bashkarisht një stil, që të qeverisin bashkë parti, të cilat në themelimin e tyre as që e kishin menduar të bashkëpunojnë, e megjithatë qeverisja të funksionojë duke pasur arritje.” Në këtë nivel koalicioni aktual ka arritur shumë.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA