Top Channel/ Scholz kundër Trump: Deklaratat të papërgjegjshme dhe të rrezikshme. I shërbejnë Rusisë
12/02/2024 21:50

Kancelari gjerman Olaf Scholz e dënoi dhe e quajti të pamatur kërcënimin e kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump, për të mos mbrojtur anëtarët e NATO-s që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen. “Më lejoni të them se çdo relativizim për garancinë kolektive të mbrojtjes së NATO-s është i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm dhe është vetëm në interesat e Rusisë”, deklaroi Scholz pas bisedimeve me kryeministrin polak Donald Tusk. Në konferencën e përbashkët që mbajti për shtyp me kryeministrin polak, kancelari gjerman thotë se solidariteti midis vendeve të NATO-s është "i domosdoshëm" dhe se mbrojtja e organizatës zbatohet "pa rezerva", duke vijuar të hedhë poshtë deklaratat e fundit të Donald Trump që kërcënonte se do të ndalonte mbrojtjen e vendeve të NATO-s nga Rusia nëse ato dështojnë të paguajnë për mbrojtjen e tyre . Deklaratat e Trump se do ta lejonte rusinë të bënte cfarë dreqi të donte me vendet që nuk paguajnë për mbrojtjen e tyre ngjallën mjaft reagime. Shtëpia e Bardhë kujtoi përpjekjet e qeverisë amerikane për të forcuar aleancat e saj në botë. "Inkurajimi për pushtim të aleatëve tanë më të ngushtë nga regjime vrastare është tronditës dhe i çmendur", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andreë Bates. Edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kritikoi ashpër deklaratat e Trumpit, dule thënë se4 "Çdo lloj aludimi, se nuk do të mbrohen aleatët, minon sigurinë tonë të përgjithshme, përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara". Në fushatën që po zhvillon tani, Trump mbetet ende skeptik i organizatave sikurse NATO-ja, duke u ankuar shpesh për miliardat që ndan SHBA-ja për aleancën ushtarake, e cila ka ofruar ndihmë shumë të rëndësishme për Ukrainën, teksa përballet me pushtimin rus. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20