Top Channel/ Satira e Gjekmarkajt në Parlament: Të shpallet Miss Fjalimi, propozoj Pastor Toni Gogun
16/06/2025 18:23

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj mori fjalën në Kuvend për të ironizuar jo vetëm projektligjin e propozuar nga Ministria e Energjetikës për performancën energjetike të ndërtesave, por edhe fjalimet e socialistëve. Opozita kërkoi që prezantimi të bëhej nga ministria Belinda Balluku, por në mungesë të saj, ishte ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili shpjegoi rëndësinë e këtij projektligji. Për këtë fakt, Gjekmarkaj e cilësoi Ballën “yzmeqar të Ministrisë së Energjetikës”. “Duket qartë që ky është një projektligj që e nxjerr Shqipërinë në selamet. Dua të përgëzoj zotin Balla, i cili e ka kuptuar që nuk e justifikon dot rrogën si ministër për Parlamentit dhe ka dy seanca që është bërë yzmeqar pranë Ministrisë së Energjetikës”. Më tej, ironizoi fjalimet e kolegëve socialistë. Më tej, me nota të forta satire, kërkoi ngritjen e një komisioni estetik, për të shpallur fjalimin më të bukur. “Por, thelbi i ndërhyrjes nuk ishte ky në fakt, por dy fjalimet e zotit Balla, fjalimi i zonjës Resuli, fjalimi i zonjës Antoneta dhe fjalimi i Dilo Nasufit, të cilët meritojnë një komision estetik, do të propozoja Pastorin, njeriun e Zotit, Toni Gogun, sepse janë nivele të larta estetike dhe të shpallet Miss Fjalimi ose Miss Oratoria. Mund t’i bëni me shkrim këto zoti Gjekmarkaj. Jua dhashë fjalën si nënkryetar parlamenti, por kjo nuk është për procedurë. Fjalimi fitues të lexohet në seancën e fundit për higjienë mendore dhe shpirtërore në shenjë respekti për deputetët”.

Top Channel/ Rama në Berat, shkëmben batuta me pensionistët: Do të të marr për trajnim më…
10/04 20:46
Top Channel/ “Abuzime me naftën e fermerëve”! Rama: Po e përdornin për qëllime të tjera
10/04 19:57
Top Channel/ “Mos e ul kokën për asgjë”, Rama i përgjigjet pensionistes: Eja trajno deputetët e PS
10/04 19:47
Top Channel/ Takimi me pensionistët në Berat, Rama: Na ka rënë barra ta çojmë vendin në BE
10/04 19:29
Top Channel/ “Jemi në rrugën e duhur”, Rama pensionistëve në Berat: BE nuk flet llafe, por fakte
10/04 19:28
Top Channel/ “Dalin pa laps e letër në klubet e natës”, Rama: Kreu i opozitës nuk dinte shumëzimin
10/04 19:18
Top Channel/ Rama me pensionistët në Berat: Po të shpërndanim pagat e deputetëve për pensionet…
10/04 19:15
Top Channel/ “Korrupsioni nuk është luftuar kurrë më shumë se sot në Shqipëri”, Rama: Faktet janë…
10/04 17:41
Top News – Skemë e re për pensionistët që punojnë. Rama: Çdo muaj janari, rritje të pensioneve
10/04 17:16
Top Channel/ “Jam një shfrytëzues…”, Rama sipërmarrësve në Berat: Bashkimi bën fuqinë, por…
10/04 17:15
Top Channel/ “Do të jetosh një eksperiencë, eja në Berat”, Rama: Nuk është thjesht një qytet, por…
10/04 17:14
Top Channel/ Integrimi në BE, Rama: Kemi 1001 arsye, por edhe sfida, ndër to siguria ushqimore
10/04 16:59
Top Channel/ “Oreksi vjen duke ngrënë”, Rama nga Berati: Nafta në bujqësi ka qenë një sfidë e madhe
10/04 16:58
Top Channel/ “Korrupsioni nuk është luftuar kurrë më shumë se sot në Shqipëri”, Rama: Faktet janë…
10/04 16:51
Top News – Rregullorja e Kuvendit, përplasje PD-PS. Bardhi akuzon Peleshin: Po injoron Kushtetuesen
10/04 16:01
Top Channel/ Berisha akuzon Ramën për dështim: BE i mbylli dyert Shqipërisë!
10/04 15:18
Top Channel/ Ministri Hoxha vendos bast për BE: Shqipëria do ta marrë IBAR
10/04 15:17
Top Channel/ Subvencione më të varfërve, Ibrahimaj zbulon se qeveria do të ndërhyjë
10/04 15:11
Top Channel/ Çmimet, Rama: Të parët që do ndihmojmë, pensionistët dhe familjet në nevojë
10/04 15:08
Top Channel/ ‘Ligji ushtarak na pengon në punësim’, Pensionisti në njësinë 2: Kërkojmë që…
10/04 14:40