Në Suedinë Veriore, 200 kilometra mbi Rrethin Arktik, gjendet Qendra Hapësinore Esrange e cila, që nga fundi i viteve 1960, përvecse një bazë kërkimesh shkencore, ka qenë dhe një lloj poligoni raketash. Mes 5200 kilometrash humbëtire të bardhë, ku nuk jeton askush, kjo qendër, e krijuar fillimisht për studimin e aurorave boreale, tani është përfshirë në një garë të ethshme me stacionet e tjera hapësinore për të qenë të parët që do të lëshojnë satelitë nga kontinenti i vjetër.