Top Channel/ Sarkozy me byzylyk: Humbi apelin, ish presidenti në arrest shtëpie!
17/05/2023 14:04

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, e humbi apelin kundër dënimit të tij me burg për korrupsion. Pavarësisht kësaj megjithatë, Gjykata e Apelit në Paris vendosi që ai të qëndrojë në arrest shtëpië me një byzylyk elektronik në këmbë në vend që ta vuajë dënimin në qeli. Avokatja e tij mbrojtëse u shpreh se nuk do të dorëzohen, por do ta cojnë cështjen në Gjykatën e Kasacionit, një ndër më të lartat në vend. “Nicolas Sarkozy është i pafajshëm”, tha Jacqueline Laffont. “Ne do t`i shkojmë kësaj rruge deri në fund”, shtoi ajo. Sarkozy u dënua në 2021-shin me tre vite heqje lirie për shkak të përpjekjeve për të ndikuar tek një gjyqtar. Ndëshkimi i tij erdhi me argumentin se kishte tentuar të siguronte informacione mbi një cështje të 2014-tës, duke i lënë gjykatësit të kuptonte se do t`i ofrohej një pozitë prestigjoze. Ky ishte një nga disa raste korrupsioni ku Sarkozy konsiderohet të jetë përfshirë, ndonëse ai vetë mohon cdo akuzë. Nicolas Sarkozy shërbeu për një mandat pesëvjeçar në krye të shtetit nga viti 2007 deri në 2012-tën. Ai miratoi disa politika të ashpra kundër emigracionit dhe tentoi të reformonte ekonominë e Francës. Por, në atë periudhë, e gjithë bota është përballur me krizë financiare. Ai është ish-presidenti i parë francez i dënuar me burg.

Top Channel/ Sulm mbi një rafineri nafte, reagon ministria e jashtme: Do t’i përgjigjemi Teheranit
18/03 23:24
Top Channel/ Vrasja e ministrit iranian të Inteligjencës, reagon Ankaraja: E paligjshme
18/03 23:24
Top Channel/ Revista prestigjioze: Ndër pesë vendet e NATO-s që mbështeti Trump për Iranin
18/03 23:23
Top Channel/ “Nuk ka pikë pëlqimi për Mateon”, Rogerti për Brikenën: Si nuse që do të…
18/03 21:02
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top Channel/ Një tjetër zyrtare “trazon” Trumpin! Shefja e inteligjencës refuzon pyetjen për Iranin
18/03 19:55
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Nafta, sërish rekord! Rritet brenda ditës me 5% çmimi në tregjet ndërkombëtare
18/03 19:46
Top Channel/ “Do rriten të gjitha çmimet”! Ish-ministri Malaj: Qeveria të ndërhyjë për naftën
18/03 19:43
Top Channel/ “Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos: Ishte e vështirë…
18/03 19:36
Top Channel/ Përdhunim… 40 krime për djalin e Princeshës së Kurorës në Norvegji, kërkohet burg
18/03 19:22
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top Channel/ Izraeli sulmon Bejrutin me breshëri raketash, pallati shfaroset për pak sekonda
18/03 19:21
Top News – ‘Nafta u rrit, por pak.’ Kryeministri Rama me importuesit: Taksat nuk preken!
18/03 15:28
Top Channel/ Paga mbi 1 mijë euro! 2000 vende pune në panair, kërkesa e lartë në turizëm
18/03 15:23
Top Channel/ AMA mbyll aplikacionin pirat “Kanali im”, hiqet nga Play Store
18/03 15:20
Top Channel/ Rejsi Farma, gjobë spitaleve! Dyshohet për fatura të dyfishta ndaj spitalit të Fierit
18/03 15:16
Top Channel/ SPAK çon Ahmetajn për gjykim, 11 të pandehur për korrupsion e pastrim parash
18/03 15:14
Top News – Kanali i piratëve / AMA mbyll aplikacionin që vidhte Digitalb
18/03 15:07
Top News – 4 mld euro investime në rrugë / PD dhe PL kërkojnë hetim parlamentar nga 2014-ta
18/03 14:54
DIGITALB DIGITALB