Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 26,” si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi: E. N., 25 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një thikë dhe një sëpatë.