Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës kombëtare për të Drejtën e Informimit, njoftoi se do të ketë sanksione për ministra dhe sekretarë të Përgjithshëm nëse ata nuk japin informacione. Ai shtoi më tej se kjo gjë u zbatua tek deputetët e Parlamentit, të cilët u gjobitën e paralajmëruan për parkime në hapësirat publike dhe shkelje të tjera.