Kryeministri Edi Rama është pozicionuar krah Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe presidentit francez, Emanuel Macron në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nisi sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.