Hyrja e Ish Pallatit të Kongreseve u pushtua nga shqiptarë të ardhur prej shumë vendeve të botës në të tretin Samit të Diasporës të cilin ministri punëve të jashtme Igli Hasani e quajti “si mesazhin më të qartë të bashkimit”. Presidenti Bajram Begaj dhe ajo e Kosovës Vjosa Osmani e vunë theksin në nevojën e përfshirjes të diasporës në proceset demokratike dhe në të investuarit në vendlindje.