Top Channel/ “Samiti i së Ardhmes”, Rama në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
21/09/2024 23:05

Udhëheqës nga mbarë bota, liderë të bashkimit Europian dhe ballkanit perëndimor, ndër ta edhe kryeministri Edi Rama, do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diele në Nju Jork. Në fokus do të jenë krizat dhe konfliktet më te mprehta që po kalon bota, kryesisht luftërat në Gaza, Ukrainë dhe Sudan. Në një axhendë tepër të ngjeshur që nis të dielën me ‘samitin e së ardhmes’ dhe vijon për disa ditë, është parashikuar të zhvillohet edhe një takim mes Shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell me 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. Sipas njoftimit të Komisionit Europian, sesioni i OKB-së në Nju Jork do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian duke përfshirë Josef Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën. Në një sfond të zymtë të krizave të shkaktuara nga njeriu dhe ato natyrore, BE-ja dhe shtetet anëtare do të fokusohen në pesë prioritete kryesore: ri-angazhimi për themelet e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla; mbështetjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; avancimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe financimi për zhvillim; adresimi i krizës së trefishtë planetare; dhe nxitja e besimit nëpërmjet një sistemi shumëpalësh më efektiv”, theksohet në njoftimin e Komisionit Evropian. Sekretari i pergjithshem i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se bashkimi europian dhe Shtetet Anëtare të saj po vijnë në sesionin e 79-të të OKB-së të vendosur për të promovuar zgjidhje shumëpalëshe të bazuara në Kartën e OKB-së dhe për t'i bërë ato të funksionojnë për të mirën e të gjithëve. "Ne nuk mund t'i zgjidhim problemet e shekullit të 21-të me mjetet e shekullit të 20-të"- është shprehur sekretari Guterres.

Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44
Top Channel/ Balla: Kavaja do vëmendje më të madhe se qeveriset nga PD-ja dhe ata kanë më…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla në konferencë: Ne shtatorë fillojnë përgatitjet për…
24/03 13:42
Top Channel/ Balla: Një nën grada si puna e tij është problem për Partinë Demokratike, për mua ai…
24/03 13:24
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Jam shumë mirënjohës Gjermanisë për…
24/03 13:24
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-, Balla: Për ligjin e referendumin e pres që…
24/03 13:16
Top Channel/ Balla në konferencë për shtyp: Opozita duhet të distancohet nga…
24/03 13:10
Top Channel/ Kreu i grupit parlamentar të PS-ë, Balla në konferencë: Kushtetua nuk e ka…
24/03 12:56
Top Channel/ Taulant Balla në konferencë për shtyp: Kushtetuta e përcakton si mbahet referendumi
24/03 12:50
Top Channel/ Berisha sfidon kritikat, paralajmëron protesta të tjera
23/03 15:10
Top Channel/ Berlini reagon ashpër për protestën: Jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 15:07
Top Channel/ Protesta e PD, 15 arrestime për molotovët, 9 protestues procedohen në gjendje të lirë
23/03 12:40
Top Channel/ Gjermania dënon dhunën në protestë: Protesta po, por jo sulme ndaj njerëzve e pronës
23/03 12:39
DIGITALB DIGITALB