Tirana merr sot zyrtarisht presidencën e B-40,rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit. Në punimet e samitit të sotëm morën pjesë kryetarët e bashkive dhe delegacione nga 54 qytete të Ballkanit ndërsa Tirana propozoi që të krijohet një fond solidariteti për të gjitha bashkitë e rajonit. “Në Presidencën e Tiranës, ne duam të propozojmë një fond solidariteti për të gjitha bashkitë e rajonit tonë. Bashkia e Tiranës e ka bërë rregullisht këtë me qytetet e rajonit tonë.