Në Shqipëri po zhvillohet sot samiti i NATO-s për mbrojtjen kibernetike me pjesëmarrës, ekspertë e përfaqësues të lartë nga 32 vende anëtare dhe partnere të Aleancës. Aleatët pritet të shkëmbejnë njohuri, të bashkëpunojnë për forcimin dhe ndërtimin e strategjive që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë e në rritje.