Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri e cilësoi këtë projekt frymëzues, i cili do të hapë shtigje të reja për vendet e rajonit, ndërsa do të ndikojë në rritjen e tregtisë me vendet e BE.