Top Channel/ Samiti i BE në Tiranë! Liderët do të mblidhen më 16 Maj në sheshin “Skënderbej”
13/05/2025 19:31

Tirana po bëhet gati të presë 55 lider europianë për Samitit të Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë më 16 Maj. Disa prej kryeministrave europianë pritet të mbërrijnë një ditë më parë për të zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama. Tekst-Mbërritja e pjesëmarrësve në samit do të jetë përpara muzeut kombëtar për t’iu drejtuar godinës së operës nga ku do të mirëpritën prej kryeministrit Edi Rama. Më pas të gjithë së bashku do ti drejtohen ambienteve të ndërtuara enkas për këtë samit pas monumentit të Skënderbeut. Pjesa ballore e këtij ambiente është veshur me vizatime të nxënësve shqiptarë se si ata e perceptojnë Europën. Fillimisht, liderët do të mblidhen në një seancë plenare dedikuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës. Më pas, do të zhvillohen tre tryeza të nivelit të lartë mbi temat: siguria e Evropës dhe qëndrueshmëria demokratike; konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike përfshi sfidat e lëvizshmërisë si dhe fuqizimi i të rinjve. Paraditen e të martës kryeministria 10 Downing Steet në Londër përmes një komunikate për mediat thotë se kryeministri Starmer do të udhëtojë drejt Tiranës, të enjten, një ditë përpara Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Nga Tirana ai pritet të shpallë masa të mëtejshme për të penguar emigrimin e paligjshëm dhe për të goditur organizatat kriminale të përfshirë në trafikun e njerëzve drejt Britanisë së Madhe. Programi i plotë: Programi i samitit nis në orën 10:00 me mbërritjen e delegacioneve dhe deklaratat për media, pasuar nga ceremonia zyrtare e hapjes në orën 11:00 dhe fotografia familjare në orën 11:30. Më pas, do të zhvillohen sesioni i parë plenar, një drekë zyrtare dhe tryeza tematike. Pasdite do të ketë takime dypalëshe mes krerëve të delegacioneve dhe një sesion përmbyllës plenar. Ngjarja do të mbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 18:30 nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryeministri i Danimarkës, vendi pritës i samitit të ardhshëm.

Top News- “Të jesh socialist, duhet të jesh i pakënaqur”, Rama përmend Pandeli Majkon
31/03 18:19
Top News- Rama: Berati ka më shumë kthime se ikje, rezultat ekonomia e turizmit
31/03 18:19
Top News- “Programe të veçanta për të rritur ndërmarrjet”, Rama flet dhe për Paketën e Maleve
31/03 18:18
Top News- Rama: Do fusim produktin e ndjekjes së naftës tranzit, më shumë kontroll
31/03 18:18
Top News- Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit çmimi ulet, por shoferët do paguajnë 4-fish më shumë
31/03 18:17
Top News- Rama i bindur se do fitojë në zgjedhjet vendore, mesazh të prerë strukturave
31/03 18:17
Rama kundër Braçes për bashkinë e Tiranës?/ Analistët zbulojnë se çfarë po ndodhë në PS
31/03 18:15
Top Channel/ Asambleja e PS-së në Njësinë numër 7 në Tiranë, Rama: Ai ballisti Halit Valteri….
31/03 18:02
Top Channel / “Këto janë meritat tona”, Rama në njësinë 7: Çdo mësues e mjek futeshin në punë me…
31/03 18:02
Top Channel / “Paketa e maleve”, Rama: Po fillon trendi i ikjeve e kthimeve, qëllimi jonë është që..
31/03 16:58
Top Channel / Kryeministri Rama në Njësinë 7: Pagat në sektorin publik janë rritur, kemi njohur e…
31/03 16:50
Top Channel / Në Asamblenë e PS-së në Njësinë 7, Rama: Çmimi i naftës është rritur kudo, ne po…
31/03 16:50
Top Channel/ “Jam i bindur që do jemi fitues”, zgjedhjet vendore në 2027-ën, Rama: Kur të tjerët…
31/03 16:49
Top Channel/ “S’ka bllokim të negociatave”! Ministri i Jashtëm: Shqipëria në fazë të avancuar
31/03 15:17
Top Channel/ PD propozon ndarje të re territoriale, Berisha: Deri në 8 rajone e rikthim komunash
31/03 15:16
Top Channel/ Spiropali reagon pas zërave në PS: Heshtja s’është mungesë përgjigjeje!
31/03 15:16
Top Channel/ Erion Braçe nuk tallet: Do kandidoj! Seriozisht do shkoj deri në fund
31/03 15:15
Top Channel/ Qosja: Reforma Territoriale, mundësi për rikthimin e politikës pranë qytetarëve
31/03 13:22
Top Channel/ PS-PD arrijnë kompromisin e parë, dakordësi për financimin e partive
31/03 12:50
Top Channel/ ‘Nuk kemi punë me Komitetet Ekzekutive’, Berisha: Dekoncentrimi është një parim…
31/03 12:11